Futboll Seria A

Superpritjet e Strakoshës, Lazio siguron gjysmëfinalet

Lazio është skuadra e parë që ka siguruar Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Në çerekfinale, bardhekaltrit mposhtën Fiorentinën me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga kapiteni Luliç, që në minutën e 6′.

Titullar në këtë takim ishte edhe portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, që për më tepër u bë edhe hero në disa momente, veçanërisht në rastin e pritur ndaj Chiesas.

Kupa e Italisë do të vijojë nesër me derbin e Milanos, që do të startojë në orën 20:45. Fituesja në derbi, do të ndeshet në gjysmëfinale pikërisht me lacialët e Inzaghit.

Related posts

HUMBJA I NXJERR JASHTË GARE/ Kuqezinjve iu duhet patjetër fitore ndaj Turqisë

Delo.autor

“KISHA AKORD ME PARTIZANIN”/ Vlonjati Rrapaj: Ju tregoj pse firmosa në Korçë

Delo.autor

Leo Messi flet për Griezmann dhe zbulon merkaton e Barçës

Sadik.Autor

Leave a Comment