Futboll Seria A

Lippi: Gattuso gati të japë gjithçka në botë për ngritjen e Milan!

“Rino është aq shumë i lidhur me klubin sa do të jepte gjithçka në botë vetëm për të krijuar situatën për rikthimin e këtij Milani”, deklaroi ish-trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi, i sigurtë se Gattuso është tekniku i duhur për të zgjidhur fatin e kuqezinjve, që në kampionat pësuan disfatën e fundit në radhë nga Atalanta, në shtëpi.

“Ka shumë gjëra për të bërë që një skuadër të funksionojë. Nga aspekti psikologjik, mungon bindja dhe vetëvlerësimi. Mundesh dhe humbet në vështirësitë e  para dhe nëse ka një person që mund të trasmetojë sinjale reaguese te skuadra, atëherë ai është Rino Gattuso”, deklaroi për “Raisport” ish-trajneri i Inter dhe Juventus, që vlerëson gjithashtu punën e bërë nga trajneri Simone Inzaghi në drejtimin e Lazios.

Related posts

Tronditët sheiku i PSG/ Super ylli po transferohet te gjiganti nga Serie A

Sadik.Autor

14 RASTE ME KORONAVIRUS/ Merret vendimi për ndeshjen e Serisë A

Delo.autor

NJË LIDER I VËRTETË TEK ATALANTA/ Gjimshiti pranë rekordit historik me bergamaskët

F.autor

Leave a Comment