Albanian Stars Kombëtarja

Tensionet me PAOK, Kaçe mendon largimin nga kampionati grek

E ardhmja e Ergys Kaçes është një prej temave të nxehta te PAOK-u, me karrierën e futbollistit që sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë larg klubit nga Selaniku.

Pasi e nisi sezonin si protagonist, duke luajtur në ndeshjet e para të superligës greke, për afro tre muaj mesfushori shqiptar, e Ergys Kaçes, nuk është aktivizuar në ndeshjet e kampionatit nga trajneri Lucescu.

Aktivizimi i tij i fundit ishte ai në ndeshjen e 29 Nëntorit të kaluar, ku PAOK-u fitoi 5-0 në fushën e Aiginiakosit, e vlefshme për Kupën e Greqisë, shkruan Super Sport.

Situata e krijuar rreth 24-vjeçarit e bën thuajse të paevitueshëm largimin, ndërsa menaxheri i Kaçes ka diskutuar në disa raste me drejtuesit e klubit për këtë situatë.

Në fund duket se palët kanë rënë dakord se lëvizja më e mirë për të gjithë do të ishte që lojtari të transferohej në një tjetër skuadër gjatë merkatos së Janarit.

Me këtë lëvizje Ergys Kaçe synon të gjejë një klub ku të ketë hapësira për të treguar kualitetin e tij, por mbi të gjitha për të qenë në formë dhe të mbajë vendin në Kombëtare për periudhën e përgatitjeve drejt kualifikueseve të Evropianit 2020 dhe të Ligës së Kombeve.

Related posts

TËRMETI KATASTROFIK/ Futbollisti shqiptar dhuron 10 mijë paund për personat e prekur

Delo.autor

Presidenti i Atletikës kundër Luiza Gegës: Smajlaj nuk u ankua dhe pushtoi Europën

Q.Autor

PAS VEPRIMIT TË TURPSHËM/ Flet sulmuesi Grezda: Kërkoj falje që pështyva kundërshtarin…

Delo.autor

Leave a Comment