Kategoria Superiore Shqipëri

Faza përgatitore në Turqi, Kukësi zbulon miqësoret e luksit

Kukësi ka marrë pushimet pas humbjes me Luftëtarin, ndërsa ka mbetur pa trajner, gjë që lehtëson futbollistët, të cilët duhet të ishin në stërvitje, duke parë kohën e gjatë të rikthimit nga pushimet.

Verilindorët më 4 janar do të nisen drejt Antalias në Turqi, aty ku do të kryejnë për 12 ditë përgatitje, sepse më 20 janar nis kampionati. Ndërkohë që janë projektuar dhe dy miqësoret e para.

Ato do të zhvillohen ndaj dy ekipeve turke, Kayserispor më 8 janar dhe kundër Bursaspor më 10 janar. Ndërkohë klubi vazhdon bisedimet për ndeshje miqësorë me disa ekipe të tjera.

Related posts

“HYJMË NË FUSHË PËR FITORE NDAJ SKËNDERBEUT”/ Flet trajneri Ahmataj: Kemi shumë nevojë për…

Delo.autor

Fino sulmoi lojtarët e Kombëtares, ja si e tallin në rrjetet sociale

Q.Autor

PAS DISFATËS NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Cungu: Humbja erdhi si pasojë e…

Delo.autor

Leave a Comment