Kategoria Superiore Shqipëri

Teuta – Kukësi, në udhëkryq për fatin e sezonit

Në orën 16:00 do të nisë takimi i fundit i kësaj jave, Teuta – Kukësi, që do të luhet në “Niko Dovana”. Të dyja skuadrat janë në një udhëkryq për fatet e sezonit, pasi vijnë me moral të cënuar nga java paraardhëse për shkak të humbjeve respektive. “Djemtë e Detit” u mposhtën 2-1 me Partizanin, ndërsa verilindorët 1-3 me Lushnjën e vendin të fundit.

Drejtuesit e të dyja skuadrave janë munduar të reflektojnë qetësi gjatë javës, në mënyrë që të mos ndikojnë në psikologjinë e futbollistëve.

Për të disatën herë te Kukësi presidenti Gjici votëbesoi trajnerin Milinkovic, duke vënë ultimatum për mbylljen me fitore të sezonit. Nuk dihet nëse trajneri serb do të mbijetojë sërish nëse nuk merr maksimumin e pikëve ndaj skuadrës së Maganit. Në një pozicion aspak komod është edhe trajneri peqinas i Teutës, që e sheh zonën e ftohtë vetëm dy pikë larg.

Related posts

Gara në FSHF, Vasil Ruci: Iku koha kur i bëhet fresk të parit

Q.Autor

E FUNDIT/ Me “gjak bardheblu”: Presidenti Halili ia beson Tiranën ish-futbollistit

Isa.Autor

SFIDAT E TETORIT/ Frikë nga COVID dhe “aktivizim “ për një dyshe të njohur për Kombëtaren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment