Futboll Premier League

Chelsea gati t’i dëgjojë ofertat për Luiz, ekip të mëdha pas tij

Gjiganti anglez, Chelsea, janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për mbrojtësin e tyre brazilian, David Luiz, gjatë muajit të ardhshëm.

Luiz ka prishur raportet e tij me trajnerin Antonio Conte dhe nuk po luan në ndeshjet e fundit për Blutë.

Kjo ka bërë që mbrojtësi brazilian të mendoj largimin nga Stamford Bridge, ashtu sikurse Conte që dëshiron ta lirojë.

Sipas mediumit britanik The Mirror,  Luiz po shkon drejt largimit nga Chelsea në muajin e ardhshëm, atëherë kur hapet afati kalimtar dimëror dhe do të ishte hera e dytë në katër vitet e fundit.

Conte mohoi me zemërim të premten prishjen e raporteve me Luizin, duke këmbëngulur se ai po luftonte me një lëndim në gju dhe për këtë nuk po luan, ndërsa braziliani thuhet se i ka dhënë ultimatum për të luajtur ose të largohet.

Favoritët për nënshkrimin e mbrojtësit brazilian thuhet të jenë gjigantët italian, Juventusi, pasi janë duke kryesuar garën për ofertën e Luiz me 23 milionë euro.

 (Luiz gjatë një dueli me Mirko Vucinicin e Juventusit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të vitit 2012)

Por, Manchester Unitedi gjithashtu mund të jenë të interesuar pasi Jose Mourinho po kërkon një mbrojtës me Eric Bailly që do të mungoj disa muaj pas operacionit të kyçit..

Related posts

Buffon: Donnarumma është e ardhmja, unë kam luftuar depresionin

Q.Autor

FOTOLAJM/ Nedim Bajrami zyrtarisht “kuqezi”, mesfushori shqiptar pozon me…

Delo.autor

Philippe Coutinhos

Sadik.Autor

Leave a Comment