Kategoria e pare Shqipëri

Tirana e 2017-ës, viti mbyllet me buzëqeshje dhe ambicie

Tirana ka mbyllur vitin kalendarik më të errëtin në historinë e klubit. 24-herë kampionët e vendit e panë veten të rrëshkisnin për herë të parë një kategori më poshtë, pavarësisht se në fundin e edicionit fituan Kupën dhe të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s.

Njolla e rënies në Kategorinë e Parë nuk është kapërdirë nga tifozët, të cilët kanë ngrirë marrëdhëniet me klubin dhe skuadrën, pavarësisht se nuk ka munguar prania e tyre në stadium në edicionin e ri. Megjithatë, çdo e keqe e ka një të mire. Tirana e re është në rrugën e duhur. Bardheblutë kryesojnë Grupin B në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në fillimin e sezonit triumfuan në finalen e Superkupës me Kukësin.

Gjithashtu, kanë vendosur emrin në 8 më të mirët e Kupës, duke eliminuar vllazninë, që në fundin e sezonit të kaluar u dha shkelmin për një kategori më poshtë. Ajo që bind është mënyra e lojës së Tiranës, që nën drejtimin e Ze Marias tregon se di të shënojë, ndërkohë që ka një miksim lojtarësh të rinj me ata me eksperiencë.

Rikthimi në elitë është një detyrim për kryeqytetasit, por fakti që kanë ecur në Kupë ka kthyer drejtuesit të mendojnë për përforcimin e mëtejshëm të ekipit, në mënyrë që t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe të synojnë për të dytin vit radhazi pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Related posts

SUPERSFIDA ME KUKËSIN/ Gega: Te Partizani jam në shtëpi, Hilën e kam llogaritur për…

Isa.Autor

“FUTBOLLI NA BASHKON”/ Lojtarët e BESËS vizitojnë qendrën sociale të fëmijëve autik (FOTO)

Isa.Autor

Kampionat nuk ka, por miqësore… plot

Q.Autor

Leave a Comment