Futboll Premier League

Tottenham përgatit rinovimin e Kane, zbuloni pagën faraonike

 Te Tottenham do të bëjnë gjithçka është e mundur për të mos humbur shërbimet e sulmuesit sensacional Harry Kane edhe nëse kjo do të përkthehej në një sforco ekononmike për Spurs-at. Nga Spanja burime konrekte flasin për interesin e madh që shfaq Reali i Madridit për 24- vjeçarin e Kombëtares Angleze.
Të vetëdijshëm për interesin e madh që krijon emri i lojtarit të tyre, drejtuesit e Tottenham janë të gatshëm të rishqyrtojnë termat financaire me Kane duke ngritur pagën e lojtarit për të katërtën herë rradhazi që nga rikthimi i tij më fanellën e Spurs në vitin 2014.
Që nga ajo kohë rendimenti i Kane ka qënë gjithnjë në rritje duke e kthyer atë në një prej sulmuesve më të lakmuar në botë e që aktualisht mban rekordin europian si kryegolashënues me 56 gola të shënuar në vitin 2017, 18 prej të cilëve në kampionat, e që ka një pagë relative prej £110,000 paund në javë që mesa duket nuk reflekton standartin gjithmonë në rritje të tij.
Gjithsesi, Kanë është lojtari më i paguar i klubit anglez dhe bonuset e tij janë vërtet joshëse. Për të mbajtur gjithmonë të motivuar lojtarwt e tyre drejtuesit e Tottenham e kanë në strategji ngritjen e herë pas herëshme të pagës. Gjithsesi, përveç afeksionit që ekziston mes palëve ketë herë steka do të vendoset shumë lart duke e çuar në tavan pagën e sulmuesit Harry Kane.
24-vjeçari numëron 135 prezenca në total me Tottenham dhe numëron 96 gola me këtë fanellë si dhe 13 asisit e gjasat janë që ai atë shkruajë faqe të reja rekordesh në historinë e Premier Leagues e jo vetëm, ndaj sakrifica monetare e Spursave për të ësthë tërësisht e justifikuar.

Related posts

EURO 2020/ Shqipëria rrezikon gjobë të majme, nëse merren edhe 2 kartonë të verdhë në pjesën e dytë

Delo.autor

INTERESANTE/ KOSOVA nuk e “llogarit” AZERBAJXHANIN, “Dardanët” dominojnë FRIKSHËM në shifra

Isa.Autor

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Deschamps mbron: E vetmja e vërtetë që ka rëndësi është…

Delo.autor

Leave a Comment