Futboll Premier League

Tronditet Liverpool, pas blerjes rekord vjen lajmi për arrestimin e mbrojtësit

Tifozët e Liverpool janë tronditur në pak orë nga dy lajme të papritura. “Të Kuqtë” kanë blerë për 80 milionë euro mbrojtësin holandez Virgil van Dijk, i cili kërkohej gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United. Mbrojtja ka qenë një nga pikat e dobëta të skuadrës së Klopp në sezonet e fundit, por pas blerjes rekord të 26-vjeçarit, ka shumë mundësi që këto probleme të mitizohen.

Lajmi tjetër ka pasur lidhje me një tjetër mbrojtës të Liverpool, Jon Flanagan, i cili është arrestuar pak ditë më parë për shkaqe që nuk kanë lidhje me futbollin. Lojtari, u datëlindjes 1993, është ndaluar me akuzën për agresion dhe do të jetë i detyruar të dalë në gjyq 2 janarin e ardhshëm.

Flanagan është rritur te të rinjtë e Liverpool dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë që nga korriku i 2010-ës. Pas debutimit në Premier League në prillin e 2011-ës, ai ka luajtur rreth 50 ndeshje me “Të Kuqtë”. Por në 10 gushtin e 2014-ës ka pësuar një dëmtim serioz në gju që e ka mbajtur larg fushave për 20 muaj. Ai ka luajtur edhe një ndeshje me kombëtaren e Anglisë në qershorin e 2014-ës kundër Ekuadorit.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” E MERKATOS/ Pedulla: Reali ka arritur marrëveshjen, por duhet të paguëj 175 milionë euro

Delo.autor

SPEKATAKOLAR/ George Haxhi zbulon talentin e radhës, shihni perlën e 19-vjeçarit rumun (VIDEO)

Isa.Autor

Ramos karikon skuadrën: Duhet me çdo kush ta fitojmë ‘El Classicon’

Q.Autor

Leave a Comment