Futboll Seria A

(VIDEO) Milan ‘inegzistent’ në San Siro, Atalanta e Berishës merr 3 pikë të arta

Atalanta e ka mposhtur Milanin në “San Siro” , duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi në Serie A dhe thelluar edhe më shumë në krizë.

Milan e priti Atalantan në shtëpi dhe u mposht lehtësisht me rezultat 0-2 në kuadër të javës së 18-të të kampionatit italian.

Atalanta ngjitet në pozitën e shtatë me 27 pikë pas kësaj fitoreje që e arriti falë golave të Cristante në minutën e 32-të dhe të Ilicicit në minutën e 71-të.

Vendasit patën vetëm katër goditje në portën e portierit të Kombetares shqiptare, Etrit Berishës, dhe 22 jashtë saj, por nuk arritën asnjëherë ta mposhtnin gardianin e Atalantas.

Kjo humbje e zbret Milanin në pozitën e 11 në renditjen tabelore të Serie A, me 24 pikë.

Related posts

Arriti sukseset më të rëndësishme si trajner/ ZINEDINE ZIDAN jep dorëheqjen (VIDEO)

Sadik.Autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Italia publikon listën, Mancini lë jashtë dy “problematikët”…

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona afron një mbrojtës të ri, “Katalanasit” i vendosin klauzolën e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment