Futboll La Liga

(VIDEO) Suarez kap shifrën e 400 golave, shihni 10 golat më të bukur të uruguajanit

Ishte goli që e hapi sfidën e El Clasicos të shtunën, por për Luis Suarez, kishte edhe një të veçantë tjetër, pasi ishte goli i 400-të në karrierën e tij profesionale.

Sulmuesi që e nisi karrierën në vendlindje me Nacional ku shënoi 12 gola, pas një kohë të shkurtër kaloi në Holandë te Groningen.

Paraqitjet e mira dhe 15 golat me Groningenin i hapën derën e Ajaxit.

Te holandezët ai shënoi 111 gola, ndërsa pastaj vazhdoi te Liverpool, ku vazhdoi me zakonin e tij.

Me fanellën e kuqe ai gjeti rrjetën 82 herë.

Kulmin e karrierës e arriti te Barcelona. Para ndeshjes me Real Madridin ai kishte 130 gola me blaugranat dhe 399 në total.

Ai mund t’i kishte 400 edhe para kësaj ndeshje, por një gol ndaj Sporting Gijon në ndeshjen e fituar 6-1 u shënuan si autogol.

Me 30 vite mbi supe dhe 400 gola, pa dyshim që Suarez e ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit.

Ai mbetet pjesë e Uruguait dhe me këtë kombëtare ka 49 gola. 

Goli me fanellën e Ajaxit që shokoi serbët

Kundër Norwichit nga gjysma e fushës

Goditje dënimi

Pranim, kalim i portierit dhe gol ndaj Newcastle

Goditje e frikshme ndaj Stoke

Gol me Uruguain

Bukuria ndaj Levantes

Tjetër gol i frikshëm ndaj  Real Sociedad 

Turpërimi që i bëri David Luizit

Driblimi i gjithë mbrojtjes së Atleticos

Related posts

“MEZI PRES TË ZBRES NË “CAMP NOU”/ Pjanic: Barcelona është maja për çdo futbollist

Delo.autor

Jo vetëm RONALDO, nga Real Madridi ikën një tjetër yll në sulm

Isa.Autor

“NUK SHKOJ MË NË KOMBËTARE”/ Befason ylli i Chelsea-t: Më vjen keq për tifozët

Delo.autor

Leave a Comment