Futboll Ligue 1

Yjet e Parisit me valixhe në dorë, katër drejt largimit nga skuadra e Emery

Paris Saint Germain aktualisht ka një numër më të madh lojtarësh se sa nevojiten për një vit kalendarik në futboll.

Për këtë klubi që ka një skuadër me plotë yje, është duke menduar për largimin e disa prej tyre, duke filluar që në janar.

Kjo po bëhet që në arkat e klubit të futen edhe disa para, pasi në verë janë harxhuar shumë me blerjen e Neymar dhe Kylian Mbappen.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë katër futbollistë, për të përfituar sa më shumë ekonomikisht nga shtija e tyre, por duke ulur edhe shpenzimet e pagave që janë shumë të larta.

Angel Di Maria, Javier Pastore, Hattem Ben Arfa dhe Lucas Moura, janë lojtarët që pritet të largohen.

Di Marian mund të largohet drejt Barcelonës, pasi klubi nga ‘Cam Nou’ ka shprehur interesim që moti.

Edhe Pastore ka shumë kërkesa, ku Interi është në krye të listës për në Serie A, ndërsa Lucas Moura pritet të rikthehet në Brazil.

Edhe Ben Arfa mund të mbetet në kampionatin aktual, atë francezë.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Për Martial futen në garë edhe rekordmenët gjerman

Isa.Autor

LUKAKU DHE CR7 NUK I AFROHEN/ Shikoni çfarë bën Immobile në 3 minuta ndaj Smapdorias (VIDEO)

Delo.autor

Legjenda e futbollit Ronaldinjo do martohet me dy gra në të njëjtën kohë

Sadik.Autor

Leave a Comment