Futboll Kategoria Superiore Sport

“DUHET TË JEMI MË TË VENDOSUR”/ Flet trajneri Lerda pas humbjes: Zgjodha Bardhin në sulm sepse…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, ka folur pas humbjes me Laçin 1-0. Tekniku italian, është shprehur se skuadra e tij duhet të bënte më mirë dhe se fusha e Laçit ishte shumë e vështirë. Ai gjithashtu shpjegoj se përse e nisi ndeshjen me Bardhin dhe jo me një sulmues të mirëfilltë.

Humbja? “E dinim që ishte një fushë shumë e vështirë dhe Laçi është një skuadër e fortë dhe e kishim përgatitur ndeshjen kështu. Pjesën e parë shumë pak i jemi afruar portës, në pjesën e dytë jemi ndëshkuar nga një gol që erdhi nga një dyluftim i humbur në mesfushë, është një ndeshje që na bën të reflektojmë. Duhet të bënim më shumë”.

Sulmi? “Do të duhet të përmiresohemi në 20-25 metrat e fundit, pasi aty kemi shumë probleme. Duhet të punojmë më shumë atje, se duhet të jemi më të vendosur”.

Vertikalizimet dhe vendosja? “Është ajo që na mungon dhe kjo ishte dhe për meritë të Laçit, që qëndroj prapa. Jam i mendim që duhet të bënim më shumë në këtë aspekt, por me kalimin e minutave u bë shumë e vështirë kjo gjë”.

Pse nuk luan një nga sulmuesit, por Bardhi? “Solomon ishte i skualifikuar, Braun erdhi nga kombëtarja  tre ditë më parë, nuk u stërvit siç duhej dhe ishte e pamundur të luante nga minuta e parë. Mes Ekubanit dhe Bardhit, zgjodha të dytin, pasi ai i njeh më mirë këto fusha ashtu si Çinari apo Asani “.

Related posts

Coutinho: Shpresoj t’i përmbush të gjitha pritshmëritë

Q.Autor

DRIDHET MILANI/ UEFA merr dosjen e “DJALLIT” nga CAS, ja ndëshkimi për kuqezinjtë

Isa.Autor

Rooney: Goli im me gërshërë, më i bukur se i Ronaldos (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment