Futboll Seria A

Zhang tregon objektivat: Viti 2018 do të jetë i Interit

Steven Zhang thotë se 2018-ta do të jetë viti i Interit, por ka përsëritur se objektivi është Liga e Kampionëve.

Interi e ka nisur mirë sezonin nën urdhëratë e Luciano Spallettit. Ata janë vetëm dy pikë prapa liderit të Serie A, që lëshuan kreun pas humbjes së parë në Itali të shtunën.

Steven Zhang beson se viti 2018 do të jetë i veçantë për Interin, por edhe njëherë ka përsëritur se objektivi kryesor është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, e jo Scudetto.

“Do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Zhang në darkën për Krishtlindje, biri i aksionarit më të madh Jindong Zhang.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të bëjmë 2018-tën vitin tonë. Nuk themi më ‘Interi po vjen’ por ‘Interi është gati”.

“Këtë vit jemi përmirësuar falë punës së madhe. I dimë objektivat, Liga e Kampionëve është prioriteti kryesor. Jemi të ngazëllyer për atë që mund të na servirë viti 2018”, shtoi ai.

Related posts

NJË MAL ME PARA/ Ja sa do të jetë paga e HAZARD tek Chelsea, për ta mbajtur larg Madridit…

Isa.Autor

Nuk ndalet Ukraina shënon golin e dytë ndaj Shqipërisë

Sadik.Autor

Zyrtare: United huazon një lojtar tek skuadra e Championship

Q.Autor

Leave a Comment