Futboll La Liga

Zyrtare/ FIFA konfirmon ankesën e Atleticos ndaj Barcelonës

Atletico Madid edhe zyrtarisht ka deponuar ankesë në FIFA ndaj Barcelonës, e cila kishte nisur bisedimet me lojtarin e saj Antonie Griezmann.

FIFA e ka konfirmuar se kanë pranuar një ankesë të Atletico Madridit ndaj Barcelonës, për futbollistin Antonie Griezmann.

Kjo ka ndodhur pas Drejtori i Barcelonës, Guillermo Amor e kishte pohuar një lajm të Mundo Deportivos, që Barcelona ka mbajtur kontakte me përfaqësuesit e francezit.

“Ne kemi marrë një ankesë nga Atletico Madrid shkaku i Griezmann”, tha zëdhënësi i FIFA-s për agjencinë DPA.

Përveç Barcelonës për francezin po interesohen edhe skuadrat tjera si Real Madrid, Manchester United, PSG dhe Bayern Munich.

 

Related posts

UDINESE FIRMOS ME QENDËRSULMUESIN/ Djali i ish kryeministrit italian kalon provat tek klubi bardhezi

Isa.Autor

“SFIDA NDAJ ROMËS LUHET PËR ZONËN CHAMPIONS”/ Trajneri Pioli: Kritikat? Na ndihmojnë për…

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL SOCIEDAD/ Barcelona publikon të grumbulluarit, ylli Manaj do të mbajë numrin…

Delo.autor

Leave a Comment