Futboll Premier League

Conte: Është shumë e vështirë për t’u kuptuar

Antonio Conte nuk ishte i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj West Ham të dielën duke shtuar se ndeshja përmbledh sezonin e Chelsea-t.

Blutë dominuan nga fillimi deri në fund për humbën shumë raste, me Joe Hart që ishte në formë fantastike duke pësuar vetëm golin e Azpilicueta.

Conte nuk mund t’i japë dot shpjegim sesi skuadra e tij nuk arriti të merrte të tre pikët, por vuri në pikëpyetje dëshirën e lojtarëve për të shfrytëzuar kontrollin total.

“Është shumë e vështirë për t’u shpjeguar. Dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë raste dhe kjo shpjegon sezonin tonë.

“Bëmë një paraqitje të mirë gjatë gjithë sezonit por duhet të shënosh. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe duhet të përmirësohemi. Nëse qëndron në këët pozicion të renditjes do të thotë se ka një problem.

“Duhet të përmirësohemi, duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Por kemi marrë vetëm një barazim.

“Duhet dëshira për të shënuar golin e dytë, të treti dhe të katërtin.”

Related posts

Holandë-Angli, “Tulipanët” s’humbasin prej 22 vitesh me anglezët

Sadik.Autor

KONTROLL I PAPRITUR/ Ish-mesfushori i Lazios përfundon në burg, policia i sekuestron kokainë dhe një vlerë prej…

Delo.autor

LUFTA BRENDA FAMILJES MARADONA/ Vajza e legjendës së futbollit: Po më vranë për unazën, atëherë janë…

Delo.autor

Leave a Comment