Futboll

​Panucci flet për shortin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Është përcaktuar në Lozanë të Zvicrës edhe shorti për fazën e grupeve të kompeticionit më të ri në futbollin evropian UEFA Nations League, apo Liga e Kombeve

Shqipëria pas hedhjes së shortit është pozicionuar në grupin e parë me tre skuadra të Ligës C, ku kundërshtarë të saj janë Izraeli dhe Skocia. Në Ligën C, ishin gjithsej 15 skuadra, prej të cilave u përcaktuan 3 grupe me 4 ekipe dhe një grup me tre, ku bën pjesë edhe ekipi ynë kombëtar.

Takimet e ndeshjeve në Grupe të Ligës së Kombeve do të nisin shtatorin e këtij viti dhe do të përfundojnë brenda vitit 2018. Kombëtarja do të luajë për herë të parë në ndeshje zyrtare me Skocinë, skuadër që pozicionohet në vendin e 37-të në renditjen botërore dhe që në historinë e saj ka marrë pjesë në tetë finale të Kupës së Botës, si dhe dy herë në Kampionatin Europian, por pa kaluar asnjëherë fazën e grupeve. Shqipëria do të luajë gjithashtu edhe përballë Izraelit, duke rikthyer duelin e kualifikueseve të Botërorit 2018.

“Është një grup shumë i ekuilibruar. Do të shohim se si do të shkojë dhe do të synojmë vendin e parë. Nuk do të ndryshoj asgjë. Do të shkojmë përpara me shumë kurajo. Do të zhvillojmë 3 miqësore, për tu përgatitur maksimalisht. Është një grup që ka pak diferenca, ne do të provojmë me të gjitha mënyrat. Është e rëndësishme që të jemi të saktë, në të katërta ndeshjet”, ka thënë Panucci për faqen zyrtare të FSHF-së.

 

Related posts

2019 I JASHTËZAKONSHËM PËR “TË KUQTË”/ Liverpooli i Klopp është super, por rekordin e mban…

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Hysaj: Klima në ekip është shumë e mirë, besoj se…

Delo.autor

Cristiano Ronaldo më shumë gola në Kupën e Europës se 463 skuadra

Q.Autor

Leave a Comment