Futboll Sport

Te Partizani të gjithë në ajër, askush nuk di se çfarë do të ndodhë

Partizani është ekipi i vetëm në Superligën shqiptare që ende nuk ka një datë se kur do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri apo se çfarë do të ndodhë me rinovimet apo dhe trajnerin. Shumë pikëpyetje që ende nuk kanë një përgjigje.

Koha nuk premton, pasi të kuqtë nga njëra anë shpresojnë në pjesmarrjen në Europë në rast se dënohet Skënderbeu, ndërkohë që nuk bëjnë asnjë lëvizje për të rregulluar situatën brenda ekipit e cila duhet thënë nuk është aq e qetë.

Një tjetër çështje që mbetet për tu zgjidhur është çështja e trajnerit. Edhe pse Klevis Dalipi aktualisht është në kry të skuadrës së kuqe, ka fjalë që e largojnë teknikun elbasanas nga “Demat”. E për të marrë një përgjigje për këtë gjë por edhe shumë gjëra të tjera, tifozët e kuq, por jo vetëm duhet të presim deri në momentin që drejtuesit e klubit do vendosin të flasin për të dhënë disa përgjigje.

Related posts

SARRI DREJT STOLIT TË ROMËS/ Një tjetër futbollist i Kombëtares pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase…

Delo.autor

Legjenda braziliane kthehet në Itali, mesazhe dashurie për Milan

Sadik.Autor

MBUNGON ZYRTARIZIMI/ Patrick Schick arrin akordin personal me skuadrën e Bundesligas…

Delo.autor

Leave a Comment