Futboll Shqipëri Sport

ARRITJE E MADHE PËR LOJTARIN E KOMBËTARES/ Zgjidhet në formacionin e vitit në Serinë A, ja emri

“Wyscout” ka shpallur formacionin më të mirë të sezonit 2019-2020 të Serisë A. Në sy bie mungesa e lojtarit më të mirë të zgjedhur nga Seria A: Paolo Dibala. Në mbrojtje na nderon një shqiptar, Berat Gjimshiti.

GJIMSHITIII

Mbrojtësi i Atalantës e ka merituar një vend në formacionin më të mirë dhe në krah të tij rreshtohen edhe dy lojtarë të tjerë të Atalantës, Toloi në qendër dhe Gosens në krahun e majtë. Krahun e djathtë të mbrojtjes e mban Faraoni i Veronës. Në portë si më i miri është zgjedhur portieri i Juventusit, Shezni.

Në mesfushën me katër lojtarë nga e majta në të djathtë janë Insinje i Napolit, Gomez i Atalantës, Alberto i Lacios dhe Kulusevski i Parmës. Në sulm nuk kishte si të mungonte golashënuesi më i mirë i Serisë A Imobile, ndërsa krah tij është Ronaldo i Juventusit. Për habi, asnjë zikaltër, edhe pse u shpall ekipi me mbrojtjen më të mirë.

 

117761181_312492426751199_346548120664356720_o

Related posts

NGA GOLI I SADIKUT TEK PORTA E MILAN/ Prezantohet “Gardiani” i ri kuqezi: Gati për sfidën…

Delo.autor

SUPER SFIDA MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Solskjaer makth i Jurgen Klopp, i vetmi që nuk e ka mundur. Ja statistikat

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment