Futboll Premier League

​United apo City? Ferdinand tregon ku duhet të shkojë Sanchez

Manchester United dhe City janë duk luftuar për sulmuesin kilian të Arsenalit, Alexis Sanchez

Kiliani Alexis Sanchez duhet të refuzojë Manchester Unitedin për të kaluar në Manchester City, thotë ish-lojtari i nga Old Trafford, Rio Ferdinand.

Ai thotë se për momentin nëse dëshiron të fitosh tituj, atëherë duhet të transferohesh të skuadra e Pep Guardiolas.

“Ku duhet të shkojë Sanchez? Nëse ka një opsion që nga Arsenal të shkojë në City ose United dhe si futbollist që dëshiron tituj dhe dëshiron të gjykohet nga titujt, atëherë Manchester City duket si skuadra ku duhet të shkosh”, tha Ferdinand për BT Sport.

“Ata janë në krye të kampionatit dhe do ta fitojnë ligën këtë sezon. Ata janë në Ligë të Kampionëve dhe duket se do të shkojnë në finale të Carabao Cup dhe FA Cup po ashtu. Kështu që aty ka më shumë mundësi për të fituar tituj”.

Related posts

FOTO/ Cana përlotet gjatë emisionit, arsyeja do t’ju …

Q.Autor

LIVERPOOLI KALON NË EPËRSI/ Shënon golin e tretë Salah (VIDEO)

Delo.autor

NGA POLITIKANËT TEK FUTBOLLISTËT/ Si funksionon industria e seksit në Londër. I kontrolluar nga bandat shqiptare (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment