Shqipëri

Skandali/ Pesë arbitra bëjnë fushatë për Armand Dukën

Zgjedhjet për kreun e FSHF po afrojnë dhe duket se gara po “nxehet” çdo ditë e më shumë.

Por, ashtu siç është konstatuar shpesh, kjo garë nuk po rezulton shumë e ndershme (mjafton të përmenden shoqatat “fantazmë”).

Ndërkohë, një tjetër detaj i rëndësishëm del në skenë. Më saktë, një tjetër skandal.

Pikërisht përdorimi i të gjithë mekanizmave për të bërë fushatë, madje edhe përdorimi i gjyqtarëve të futbollit.

Mjafton t’i hedhësh një sy statusit të postuar në Facebook nga kreu aktual i FSHF-së, Armand Duka, i cili shpallte kandidaturën për një mandat tjetër për president të Federatës. Këtë status nuk kanë nguruar ta shpërndajnë në profilet e tyre në Facebook edhe pesë gjyqtarë futbolli, të kategorive të ndryshme.

Sigurisht që strategjia është e rafinuar, sepse nuk bëhet fjalë për gjyqtarë të Superligës, të cilët i njohin të gjithë, por për arbitra pak të dalë në skenë, të cilët gjykojnë ose në kategorinë e moshave ose në Kategorinë e Parë dhe të Dytë: Florian Lata, Olti Shkëmbi, Nikolaos Soko, Roland Paramoni dhe Heraj Lisaku.

Një skandal më vete, sepse pikërisht imazhi i tyre po përdoret për fushatë në favor të Armand Dukës. Një veprim aspak i pranueshëm. Kjo pasi në FSHF, pretendojnë se sektori i gjyqtarëve është i pavarur, por nuk ka rezultuar kështu. Mjafton të kujtohet mesazhi që iu dërgohej gjyqtarëve për të ndjekur me çdo kusht ndeshjen e Shpresave në “Selman Stërmasi” pak muaj më parë, sigurisht për të mbushur shkallët e impiantit sportiv.

Tashmë del edhe një tjetër element, pikërisht përdorja (me vetëdije apo jo, me detyrim apo me dëshirë) e gjyqtarëve për të shpërdarë statusin e kreut aktual të FSHF-së, Armand Dukës, i cili shpall kandidaturën për një tjetër mandat.

Lista e arbitrave në faqen zyrtare në FSHF, emrat e mësipërm prezentë…
.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Çekiçi shkëlqen sërish në Turqi, gol spektakolar me gjysmë-roveshatë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ UELLS/ Mesfushori Ramadani: E ardhmja? Nuk Shqipëri nuk luaj askund përveç…

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Dalin PAMJET nga festa e 74-vjetorit të Edi Rejas me kombëtaren (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment