Futboll

10 gjëra që nuk dini për Ronaldinho-n, akrobati i fundit i futbollit modern

Akrobati më i jashtëzakonshëm i historisë së viteve të fundit të futbollit ka vendosur të tërhiqet përfundimisht. Ai quhet Ronaldo de Assis Moreira, por gjithë bota e njeh si Ronaldinho. Në moshën 37 vjeç ka thënë: mjaft me kaq. Këto janë 10 gjëra që nuk dini për të.

1 Dhimbja
Në moshën 8 vjeç, Ronaldinho (nuk quhej akoma kështu) ka parë babanë e tij, Joao, të ndahet nga jeta, i mbytur në pishinë. Është rritur me mamanë Miguelina dhe motrën Deisi.

2 Vëllai 
Si në çdo familje futbolli, më i forti është gjithmonë vëllai i madh. Roberto, në fakt, është një fenomen. Ka bërë edhe një provim me Torino-n para se të ndalej nga një dëmtim. Më pas është bërë menaxheri i vëllait të vogël Dinho.

3 Sekreti
Fintet e Ronaldinho janë një vepër arti. Sekreti, siç ka rrëfyer ai vetë, është dashuria për qentë. Kur ishte i vogël luante duke u munduar t’i shmangte me top në këmbë. Edhe gjatë kohës që ka qenë në Milano ka pasur dy të tillë: Negrao dhe Bola de Fogo.

4 Pseudonimet 
Në fillim e kanë thirrur Gaucho, sepse është nga Rio Grande do Soul, Porto Alegre. Më pas është bërë Ronaldinho për t’u dalluar nga Ronaldo (Fenomeni), i cili thirrej gjithashtu Ronaldinho në fillimin e karrierës së tij, për t’u dalluar nga një tjetër Ronaldo, këtë herë një portier.

5 Lindja e yllit

Në moshën 17 vjeç ka debutuar me Gremio-n, dy vite më vonë me Seleçao-n. Shpërthim, finte, gol në trekëndësh: ka qenë goli i parë me Brazilin, në Kupën e Amerikës kundër Venezuelës. Një ditë më pas “TV Globo” e ka përdorur atë gol si reklamë. Ka qenë lindja e një ylli.

6 Femrat
Shumë, tepër. Është më shumë se një skandal seksi. Njërën, Mariana de Melo, e ka njohur në internet; një tjetër është Lindasy, vajza e Rijkaard. Tjetra, modelja Alexandra Paressant, ka zbuluar se gjatë Botërorit 2006 Ronaldinho dhe ajo bënin seks kudo, edhe në korridoret e hotelit ku qëndronte kombëtarja.

7 Fobitë
Ka frikë t’i japë makinës. Nuk e ka marrë kurrë patentën. Gjatë gjithë karrierës së tij, kur duhet të shkonte diku, ose merrte taksi, ose shoqërohej nga kushëriri i tij Thiago, shofer dhe krahu i tij i djathtë.

8 Mbipeshë

Ka pasur gjithmonë tendencën që të shëndoshet. Ka konsumuar gjithmonë gjithçka, veçanërisht ëmbëlsirat. Përgatitësi i tij atletik personal, Paulo Paixiao, e ka kthyer gjithmonë në formë me dieta të hekurta.

9 40.000 puthje
Kanë qenë 40.000 tifozë të pranishëm atë mbrëmje në “San Siro” për të pritur Ronaldinho-n. 21 milionë euro plus 4 si bonus i pagoi Milan-i Barcelona-s. Numri 10 ishte i zënë, e mbante Seedorf, dhe ai vendosi të merrte fanellën me numër 80, data e lindjes. Në dy vite e gjysmë me kuqezinjtë realizoi 20 gola në 76 ndeshje.

10 Maskat
Në netët e kaluara në vilën e Berlusconi-t në Arkore, ato të “Bunga Bunga”, ka qenë i pranishëm edhe Ronaldinho. Jo ai, por një modele me emrin Iris Berardi e maskuar si ai. E ka zbuluar Nicole Minetti, personazh televiziv dhe politikane italiane. “Bënte vallëzime provokuese dhe më pas zhvishej”.

Related posts

NGA GOLI I SADIKUT TEK PORTA E MILAN/ Prezantohet “Gardiani” i ri kuqezi: Gati për sfidën…

Delo.autor

Ronaldo kishte vendosur qysh në janar të largohej, për disa arsye ai…

Sadik.Autor

KAOS TEK KROACIA/ Modriç sfidon ligjet, por në stërvitje mungojnë 5 titullarë

Isa.Autor

Leave a Comment