Futboll Ligue 1

PSG: Mbappe nuk ka dëmtim të rëndë, gati për ndeshjen kundër Real Madrid-it

Kylian Mbappe nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe do të jetë gati për ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze, PSG njofton se Kylian Mbappe edhe pas 48 orëve ka dhimbje, por insiston se lojtari nuk ka pësuar traumë.

Mbappe u lëndua në humbjen 2:1 nga Lyon në Ligue 1, ku u detyrua të largohej nga ndeshja.

Fillimisht ishte menduar se ka pësuar traumë në kokë dhe do të mungonte për dy muaj, por kjo nuk do të ndodh, pasi ai ka vetëm mavijosje, ndrydhje.

“Pas 48 orëve Mbappe ende vuan nga dhimbja, ndrydhja. Megjithatë, testet shtesë nuk kanë gjetur dëshmi të lëndimeve traumatike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PSG-së.

Mbappe kështu do të jetë gati për dy ndeshjet ndaj Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Related posts

DEBUTIMI ME KOMBËTAREN/ Mbrojtësi Çepele: Një emocion i madh, më ndihmon fakti që…

Delo.autor

“LOS BLANCOS” NË KRIZË PAS DISFATËS/ Juventusi është gati t’i rrëmbejë dy yjet

Delo.autor

I DHUROI MËLÇINË ABIDAL/ Flet kushëriri i tij: Dua ta sqaroj këtë çështje, jam bërë…

Delo.autor

Leave a Comment