Të tjera

42 sportistë rusë apelojnë në CAS vendimin për pezullim, duan të shkojnë në Olimpiadë

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (CAS) i Lozanës pritet të marrë një vendim ditët e para të shkurtit në lidhje me pjesëmarrjen ose jo të 42 sportistëve rusë të disiplinave të ndryshme dimërore, të pezulluar nga çdo aktivitet sportiv nga Komiteti Olimpik ndërkombëtar (IOC).

Pak kohë më parë, IOC vendosi të pezullojë pa afat Rusinë nga eventet sportive, përfshi edhe Olimpiadën dimërore të “Pyeongchang 2018”, që nis më 9 mars, në Korenë e Jugut për shkak të skandalit doping. Vendimi i CAS do të merret para fillimit të Olimpiadës, që t’u japë mundësi sportistëve të regjistrohen në rast se lejohen të garojnë.

Por 42 sportistë nuk e kanë pranuar këtë vendim, e konsiderojnë veten të pafajshëm, të papërfshirë në këtë skandal dopingu dhe të pastër, ndaj i kanë kërkuar CAS që t’u japë mundësi të garojnë në Olimpiadën dimërore.

Natyrisht si sportistë neutralë, gjë të cilën IOC e ka lejuar për sportistët rusë që plotësojnë kriteret. “Nuk presim që CAS të marrë nje vendim para 31 janarit. Komisioni i dëgjimit do të mblidhet në Lozanë më 22 janar dhe më pas do të vendosë për fatin e sportistëve”, raportojnë mediat britanike, ndërkohë që janë disa sportistë “big” që e kanë apeluar vendimin, të cilët pretendojnë për medalje.

Related posts

Lojtarët e NFL-së refuzojnë takimin me Trump, kreu i shtetit anullon ftesën

Sadik.Autor

NBA/ Golden State bie dhe dorëzon kreun, Westbrook ‘i papërmbajtshëm’

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes s’jep garanci, modifikime e penalitete të tjera për pilotin Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment