Futboll Seria A

43 ditë pa shënuar, Higuain kërkon të thyejë mallkimin e golit përballë Xhenoas

Paulo Dibala i dëmtu ar, ndërsa Gonzalo Higuain është në krizë goli. Edhe pse Juventusi ka ditur që të fitojë një seri ndeshjesh shumë të vështira në periudhën nëntor-dhjetor, bardhezinjtë kanë nevojë edhe për golat e “Pipitas”, duke qenë se për tri javë rinis edhe udhëtimi në Champions, në një dopio-duel shumë të vështirë ndaj Totenhemit, në 1/8- at e finaleve.

E përditshmja torineze “La Stampa” kujton se festimi i golit po shndërrohet thuajse në një tabu për argjentinasin, i cili nuk realizon që nga 1 dhjetori 2017 (pikërisht golin e fitores ndaj Napolit, në stadiumin “San Paolo”).

Një periudhë kaq e gjatë, saktësisht 43-ditore, është një rekord agjërimi për Higuainin, që nga periudha që ai mban veshur bluzën e Juventusit. E përkthyer në numra të tjerë, për ish-sulmuesin e Napolit, kjo do të thotë, pesë ndeshje pa gola, ose 527 minuta pa festuar.

higuain

Pa dyshim, që edhe vetë trajneri Masimiliano Alegri e ka nënvizuar disa herë, se edhe ky Higuain i ri, i cili sakrifikohet më shumë për skuadrën dhe shënon më pak, i pëlqen, por duke parë që tashmë i duhet të bëjë edhe pa shërbimet e një ylli si Paulo Dibala, pa dyshim që golat e “Pipitas” janë një “armë”, pa të cilën është e vështirë që të ecësh përpara, ndonëse luksi i Juves është fakti që në skuadër pak a shumë shënojnë të gjithë, nga sulmuesit e tjerë si Manxukiç, Kosta, Kuadrado e Bernardeski, por edhe mesfushorët Khedira, Pjaniç e Matuidi, e deri te goleadorët e mbrojtjes, si Benatia mbi të gjithë.

FLET ALEGRI – Gjithsesi, golat për një bomber si Gonzalo Higuaini janë të nevojshëm si oksigjeni, prandaj edhe trajneri i tij, në konferencën për shtyp, që paraprin duelin e mbrëmjes së sotme me Xhenoan, karikon 29-vjeçarin që të zhbllokohet.

“E kam thënë gjithmonë që kur një sulmues agjëron, qoftë edhe paksa gjatë në rastin e një goleadori si Higuaini, nuk është çështje grinte që mund t’i mungojë atij, apo saktësie. Është thjesht një problem momental, por ndaj Xhenoas ai mund të ndryshojë, madje dua që ai të ndryshojë, sepse tani pres edhe golat e Higuainit.

higuain

Ai është një fenomen dhe sivjet, jo vetëm ka shënuar, por ka ditur që të sakrifikohet shumë edhe për skuadrën dhe kjo gjë më pëlqen. Xhenoa, ndeshje delikate? Është një ekip që vrapon shumë dhe do të na duhet të vuajmë.

Pastaj, sivjet e kemi konfirmuar në të gjitha rastet se pauzat nuk na bëjnë mirë. Në dy rastet e këtij sezoni kemi humbur kundër Lacios dhe Sampdorias, prandaj ky aspekt duhet ta na shërbejë si një stimul i madh. Më mirë ta dish rezultatin e Napolit?

Jo, sepse presioni shtohet, por sido që të jetë, Juventusi është një skuadër e detyruar për të fituar çdo ndeshje, nëse duam që të fitojmë titullin kampion. Infermieria? Dibala e Hëvedes mbeten nën vëzhgim, por Bufon, Kuadrado e Markizio kthehen javën e ardhshme”, përfundoi Alegri.

Related posts

PAS POLIMIKAVE PËR TË ARDHMEN/ Martinez shuan heshtjen dhe tregon a do të vazhdojë të jetë në krye të Belgjikës

Delo.autor

NUK NDALET ME GODITJET/ Inter akord me sulmuesin e preferuar të Inzaghit, sot vizitat mjekësore

Delo.autor

E BUJSHME/ “BBC” publikon formacionin më të mirë të dekadës në Premier League, në sulm… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment