Futboll Seria A

Agjenti i mesfushorit brazilian: Shpresoj se klienti im do të nënshkruajë me Interin

Interi dëshiron ta forcojë mesfushën me patjetër gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Zikaltrit” tashmë kanë nënshkruar me Lisandro Lopezin për ta forcuar repartin e mbrojtjes dhe tani janë fokusuar në atë të mesfushës, transmeton Express.

Ramires, një objektiv e Interit gjatë këtij afati kalimtar, ka kontratë me Jiangsu Suning dhe klubi nga Chinese Super League nuk dëshiron ta lejojë atë të largohet pa e gjetur zëvendesuesin e tij.

Por, agjenti i lojtarit ka thënë se shpreson se Ramires do t’i bashkohet Interit së shpejti.

“Shpresoj se ai do të nënshkruajë për Interin”, ka thënë agjenti i tij, Luis Carlini, për Premium Sport.

Interi është në negociata me Jaingsu Suning për Ramires dhe me Barcelonën për Rafinha

Related posts

Sot luhet Real Madrid-Barcelona, Guardiola jep parashikimin e tij për “El Clasico”

Delo.autor

Talenti i Juventusit drejt Gjermanisë, e kërkon Eintracht Frankfurt

Sadik.Autor

ANKTH PËR HYSAJN DHE RRAHMANIN/ Napoli konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment