Futboll Sport

“STRAKOSHA DO TË RIKTHEHET TITULLAR TEK LAZIO”/ Asistenti i Rejës kritikon: Çështja e portierit duhet të jetë e zgjidhur

Asistenti i trajnerit Edi Reja te Shqipëria, Serxho Porrini, beson se portieri i Shqipërisë Tomas Strakosha do të jetë sërish titullar te Lacio. Në një intervistë të shkurtër për “Tuttomercatoëeb”, ish-futbollisti juventin theksoi se te Lacio duhet të bëhet e qartë nga trajneri Simone Inzagi se cili do të jetë portieri i parë.

“Strakosha ka humbur vendin e titullarit – Ai ka patur disa vështirësi për sa i përket aspektit fizik. Ka kaluar ‘COVID’-in dhe nuk është kurrë e lehtë të rifitosh vendin e titullarit. Mendoj se është thjesht një moment. Në fakt, Pepe Reina (portieri i dytë i Lacios) nuk më duket aq fenomenal, sidomos në Ligën e Kampioneve. Shpresoj që Strakosha të kthehet si portier i parë te Lacio.

Ai nuk duhet të demoralizohet, por të vazhdojë të stërvitet normalisht. I vetmi shqetësim për mua është kur shikoj kaq shumë konkurencë për portën, në fund të fundit nuk i bën mirë askujt. Roli i portierit duhet të përcaktohet në mënyrë specifike dhe duhet të ketë qartësi për rolet”, deklaroi ndihmëtrajneri i Shqipërisë Serxho Porrini.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Nuk ndalet Anglia, Kane shënon edhe golin e dytë ndaj Panamasë

Sadik.Autor

NGA KOHA E LIRË TEK PASIONET/ Zbuloni botën e Davide Calabrias

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Drithërima te porta e Luftëtarit. Aleksi pranë autogolit

Delo.autor

Leave a Comment