Futboll La Liga

Alba thumbon Realin: Nëse Madridi do të ishte 19 pikë para, në Barcelonë do të na vrisnin

Alba ka thumbuar Realin, për shkak të formës aspak të mirë këtë sezon, pak muaj pasi Los Blancos fituan pothuajse gjithçka.

Barcelona ka bërë paraqitje fantastike të dielën mbrëma kundër Real Sociedad, duke përmbysur rezultatin prej 2:0 për të fituar në fund 2:4 në “Anoeta”.

Kështu, Barça rriti në 19 pikë distancën me Realin që bëri një hap fals duke humbur në “Bernabeu” të shtunën kundër Villarrealit.

Për formën aspak të mirë dhe për distancën e pabesueshme me Barcelonën, ka folur Jordi Alba, që ka thumbuar kampionin aktual.

“Nëse Madridi do të ishte 19 pikë para nesh, në Barcelonë do të na vrisnin, do të kërkonin më shumë. 19 pikë janë shumë, por Real Madridi do të luftojë deri në fund”, tha Alba.

Jordi Alba ishte protagonist i një prej polemikave në fitoren e Barcelonës kundër Real Sociedad, pasi kamerat e Movistar e kapën atë duke ua bërë me gishtin e mesëm tifozëve në “Anoeta”, aty ku Barça mori pikët e plota për herë të parë që nga viti 2007.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Llullaku gjen rrugën e rrjetës në Rumani, SHQIPTARI feston me shqiponjë (VIDEO)

Isa.Autor

Allegri: Juventusi nuk ka nevojë për Emre Can në janar

Q.Autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ PANAMASË/ Jesus “dorëzohet”: Pas Kupës së Botës kam menduar shumë, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment