Futboll Seria A

Alberto Paloschi, ish-milanisti që ktheu Inter-in 14 vite mbrapa

Është futur në fushë në minutën e 75-të, në vend të Schiattarella, dhe ka ndëshkuar Inter-in 15 minuta më vonë, duke i dhuruar një pikë të çmuar Spal-it, një skuadër që lufton për mbijetesë. Nuk është hera e parë që 28-vjeçari Alberto Paloschi ka qenë vendimtar pasi e ka nisur ndeshjen si rezervë.

Në fakt, debutimi i tij në Serinë A ka qenë në 10 shkurtin e 2008-ës, kur trajneri i Milan në atë kohë, Carlo Ancelotti, e ka aktivizuar në vend të Serginho-s. 18 sekonda më pas, ai ka shënuar golin që ka vendosur atë sfidë me prekjen e parë të topit dhe është kthyer menjëherë në një idhull të tifozerisë kuqezi. “Akoma më ndalin në rrugë dhe më flasin për atë moment. Mua më vjen mirë, sepse ishte realizimi i një ëndrre që kam pasur në fëmijëri”, ka thënë lojtari vitin e kaluar.

Shumë gjëra kanë ndodhur që nga ajo kohë, me sulmuesin italian që ka luajtur me gjashtë skuadra të tjera në vitet pasuese. Etapa e fundit quhet Spal dhe sot ai është kthyer të jetë vendimtar, siç bëri dhjetë vite më parë në “San Siro”. E ka bërë këtë kundër Inter, rivalja e përjetshme e Milan, skuadra ku ai është rritur.

Goli i tij, në fakt, ka kthyer zikaltrit 14 vite mbrapa, duke parë se Inter nuk barazonte katër ndeshje radhazi në Serinë A që nga nëntori i 2004-ës. Në atë sezon barazimet e njëpasnjëshme të ekipit milanez kanë qenë shtatë. Një ogur aspak i mirë për tifozët dhe lojtarët e Luciano Spalletti-t, të cilët tani rrezikojnë të mbeten edhe jashtë zonës Champions.

Related posts

SUPER SEKSI DHE PROVOKUESE ME BIKINI/ Erjona Sulejmani “djeg” sërish rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kosova “zgjohet” vetëm në fund, por nuk mjafton. Greqia mposht “dardanët”

Delo.autor

U DUK SIKUR PRISHI NJË SHOQËRI TË MADHE/ Lopez merr vendimin, Fal Icardin për tradhëtinë me Wanda Naran

Delo.autor

Leave a Comment