Formula 1 Të tjera

Verstappen: Dua një makinë të shpejtë dhe të garoj për titull

Max Verstappen mendon vetëm se si të fitojë titullin kampion bote në Formula 1, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe sot, gjatë një interviste të dhënë për mediat. “Mendoj se duhet të besojmë gjithnjë në forcat tona, ose, në të kundërt, më mirë të qëndrojmë në shtëpi. Kështu bëj edhe unë, kam besim se do t’ia dal mbanë të fitoj titullin kampion. Objektivi im është të jap maksimimin në pistë dhe të fitoj”, u shpreh Max Verstappen, që garon me Red Bull.

Nuk dua që të më krahasojnë me askënd, pasi ajo që dua është t’i ngjaj vetes time. Nëse më krahasojnë me Senna apo Schumacher më bëhet qejfi, pasi tregon se kam bërë një punë të mirë. Por unë punoj për të qenë vetja ime, pasi në Formula 1 mjafton një moment për të kaluar nga një kampion në një idiot. Shpresoj shumë që gjatë 2018-ës të kem një makinë të shpejtë dhe të kem mundësi të dueloj për titull”, tha 20-vjeçari Verstappen.

Related posts

VOLEJBOLL/ Ja 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për femra

Delo.autor

FORMULA 1/ Verstappen: Ky është numri që do të mbaj në makinë nëse shpallem kampion

Delo.autor

Formula 1/ Wolff nuk është i sigurt për të ardhmen dhe iu çon mesazh pilotëve

Sadik.Autor

Leave a Comment