Albanian Stars Futboll

Albi Alla drejt largimit, ofertë nga Belgjika

Kukësi duket sikur është një kantier, që vetëm po punohet. Pas një organizimi të ri që është bërë, me ardhjen e disa lojtarëve me eksperiencë, po mendohet edhe për shitjen e disa nga lojtarëve më të spikatur.

Gjici deklaroi sot se janë disa skuadra që janë të interesuara për lojtarët e Kukësit, pas paraqitjeve që kanë bërë, në miqësoret e luajtura në Turqi.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për Albi Allën, i cili mendohet të ketë tërhequr vëmendjen e ekipit belg, të Zulte Varegem, që në përbërje të saj, ka edhe një njohje të vjetër të kampionatit shqiptar: Peter Olayinka.

Nuk dihet nëse kjo ofertë do pranohet nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, por duhet përmendur fakti që Allës i skadon kontrata, nëse Kukësi nuk do të arrijë grupet e Europa League. Kjo mund të jetë një arsye e fortë, që Kukësi të futet sërish në merkato. /EDS/

Related posts

AKORDI MESSI-INTER/ Kosto 500 milionë euro dhe faktori “Ronaldo”! Suning tani i bie lapsit për përfitimet kolosale

Delo.autor

Lampard e nis nga Derbi. Ish-mesfushori i Anglisë fillon karrierën si trajner

Sadik.Autor

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Vendoset përfundimisht për çështjen “Juventus-Napoli”. Ja çfarë ndodh…

Delo.autor

Leave a Comment