Kategoria Superiore Shqipëri

Ali Soue-n, Takaj e do dhe për një sezon

Sulmuesi i Skënderbeut Ali Soue pritet të qëndrojë tek ekipi korçar edhe për një sezon. Sulmuesi nga Gambia ka pohuar këtë fakt në një intervistë dhënë për mediat sportive në vend, ku është shprehur se Presidenti i ekipit Ardjan Takaj, ka hyrë në bisedime me ekipin e Kievos për të zgjatur  huazimin edhe për një sezon.

Nuk dihet nëse këto bisedime do të përfundojnë me një marrëveshje të re për të ardhmen e sulmuesit, që mund t`i zgjaste atij qëndrimin në Korçë, por ajo që dihet tashmë është se sulmuesi nga Gambia ka rezultuar një bast i fituar për ekipin korçar.

Sulmuesi i ardhur në formë huazimi nga Kievo te Skënderbeu gjatë merkatos së verës së vitit që lam pas, ka një kontratë që e mban të lidhur me “ujqërit” për një sezon.

Deri më tani Ali Soue ka zhvilluar 15 ndeshje me Skënderbeun në Kategorinë Superiore, duke shënuar dhe 6 gola dhe asistuar 3 të tjerë. Gjithashtu Soue ka luajtur 5 ndeshje në Europa League me ekipin korçar duke shënuar dhe dy gola. Paraqitjet e tij të mira te skuadra e Skënderbeut kanë bërë që dhe vlera e kartonit të sulmuesit të pësojë një rritje të konsiderueshme, duke arritur në vlerën e 675 mijë eurove.

Kështu Soue është lojtari i tretë më i shtrenjtë i Superligës në Shqipëri, duke lënë pas shumë lojtarë të tjerë te ekipi i Skënderbeut por dhe në ekipet rivale.

Related posts

E FUNDIT/ Një javë para startit të Superiores, Tirana humb titullarin. Rezulton pozitiv me Covid-19…

Delo.autor

PARTIZANI-DINAMO/ Kur derbi zgjaste 242 minuta dhe Pano u jepte titullin “demave”

Delo.autor

E RRALLË NË SHQIPËRI/ Skuadra e Kategorisë së Parë në duart e 6 vëllezërve

Delo.autor

Leave a Comment