Të tjera

McGregor rrezikon të humbas titullin në UFC

Kampioni aktual në UFC, Conor McGregor mund ta humbë titullin për shkak të mungesës së madhe jashtë ringut.

McGregor kishte fituar titullin në nëntor të vitit 2016 pasi e kishte mposhtur Eddie Alvarezin, dhe që nga ajo kohë më nuk ka luftuar në UFC.

Meçi i tij i fundit ishte në gusht të vitit të kaluar ndaj boksierit Floyd Mayweather, por jo në UFC.

Presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar se tani për titull do të luftojnë Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov, më 7 prill. Megjithatë ai nuk ka saktësuar nëse do t’i merret titulli McGregorit, shkruan Koha.net.

“Fitues i këtij meçi do të shpallet kampion. Hyrja në luftë me Mayweatherin, e kam qartësuar mjaft mirë këtë, jam qe një kohë të gjatë në këtë biznes. E kur bëni një sasi të madhe parash, kush e di nëse do të kthehen ndonjëherë? Tani, në këtë pozicion që jemi Conor thotë, ‘ndoshta do të kthehem në gusht, ndoshta në shtator’, e pothuajse u bënë dy vjet. Nuk është fer për djemtë e tjerë të divizionit”, është shprehur White për The Sun.

Ai më tutje ka shtuar, “divizioni duhet të vazhdojë. Këta djem kanë luftuar gjatë tërë karrierës së tyre. Gjithkush dëshiron të arrijë majat dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet të bëhet”.

Related posts

INCIDENT QESHARAK/ Kampioni i botës në F1 rrëzohet nga motori e përfundon me këmbët në ajër (VIDEO)

Delo.autor

“TË DO KRYEMINISTRI NË TELEFON”/ Pas garës historike, reagimi i surprizës së Olimpiadës nuk duhet humbur (VIDEO)

Delo.autor

Verstappen: Dua një makinë të shpejtë dhe të garoj për titull

Q.Autor

Leave a Comment