Futboll Premier League

Alonso zbulon ëndrrën: Dua të drejtoj Liverpoolin

Legjenda spanjolle e futbollit, Xabi Alonso ka pranuar se ka ambicie të mëdha për të menaxhuar ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, në të ardhmen.

Spanjolli u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar pas një karriere fantastike me skuadra të mëdha.

Alonso gjatë karrierës luajti për gjigantët evropian, si Liverpooli, Real Madridi dhe Bayern Munichu duke fituar trofe të Ligave, por edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Alonso ka mbetur i dashuruar me ish-skuadrën e tij, Liverpoolin, të cilën ëndërr ta menaxhoj një ditë, pasi kaloi pesë vjet si lojtar.

Xabi Alonso shënoi golin e tretë në finalen e fituar të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit më 2005 (Getty Images)

“Po me siguri, unë kam ëndërruar, por së pari duhet të provoj veten dhe të përgatitemi”, ka thënë fillimisht Alonso për Sky Sports, kur u pyet nëse do drejtonte Redsat.

“Nëse unë vendos diku përgjatë rrugës për të marrë shanset e mia si menaxher, lidhja ime, angazhimi im, pasioni im për Liverpoolin është i ditur”.

Related posts

CHAMPIONS/ Liverpool ndryshon melodi, Atletico Madrid mbetet jashtë. Napoli kryesues me të njëjtin “marsh”

F.autor

Mbrojtësi shqiptar bashkohet me skuadrën e Seria A

Sadik.Autor

ZYRTARE/ UEFA merr vendim mbi ndeshjen e pezulluar ndaj Ruman-Norvegji

Delo.autor

Leave a Comment