Futboll Premier League

Fabregas: Nuk kemi arsye të frikësohemi nga Barcelona

 Ylli spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas këmbëngul se nuk ka frikë të përballet me Barcelonën në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.Blutë e Londrës do të duhet të takohen me gjigantin spanjoll në 1/16-tën e finales së Ligës së Kampionëve.

Ky do të jetë një takim ndaj ish-skuadrës së tij për mesfushorin spanjoll, Fabregas.

 Megjithatë, Fabregas ka theksuar se nuk kanë arsye për tu frikësuar për përballjen e tyre me Barcelonën.

 Fabregas duke festuar një gol me fanellën e Barcelonës (Getty Images)

“Barça është një ekip i madh, ata kanë lojtarin më të mirë [Messin] dhe ai është shumë i frikshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas për Panenka.

“Por ne jemi një grup e mirë, një ekip i mirë, ne jemi konkurrues”.

“Ne e dimë se qysh të luajmë dhe do të përpiqemi të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të luajtur kundër Barçës”.

“Eliminimi i Barcelonës është i vështirë, por jo i pamundur. Do të jetë e veçantë të kthehem në Camp Nou”, përfundoi spanjolli.

Related posts

“Gjeniu” Tare sfidon Juventusin, sjell Balotellin në ‘Olimpico’

Q.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Ronaldo lutet për mesfushorin Eriksen: Chris, qëndro i fortë… (FOTO)

Delo.autor

JA PAMJA E RE E ARENËS KOMBËTARE/ Vendoset mbulesa metalike (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment