Futboll Seria A

ANALIZË/ ‘Objektivi’ Lazio dhe plani ‘vrastar’ i Milanit për t’u rikthyer në Champions

Milan ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Cagliarit me rezultatin 1-2. Kjo ishte fitorja e parë e kuqezinjve në vitin 2018, pas disa rezultateve zhgënjyese që e ‘katandisën’ në vendin e 11.

Kjo mund të quhet pika e kthesës për skuadrën e Gattusos, pasi javën e ardhshme kanë ndeshje direkte me Lazion, e cila aktualisht mban vendin e tretë me 43 pikë, dhe një fitore e kuqezinjve do t’i rikthente shpresat për ‘Ëndrrën Champions’.

Një tjetër avantazh i kuqezinjve është përballja e sotme midis Romës dhe Interit, ku njëra prej tyre mund të mbetet në kuotën aktuale të pikëve, ose në rastin më të mirë atë të barazimit Milan do të jetë afër të dyjave, duke tentuar vazhdimisht të ringrihet në klasifikimin e Serie A.

Skuadrat e Di Franceso, Spallettit dhe Inzaghit janë pikërisht skuadrat të cilat Gattuso mesa duket do të përpiqet të godasë vazhdimisht.

Por nuk mbaron me kaq. Milan ka mundësi të rikthehet në Champions edhe përmes Europa League, por do të jetë tepër e vështirë pasi Dortmund dhe Arsenal nuk janë të gatshëm të tregohen..bamirës. /Alpenews.al/

 

 

Related posts

Zidane frymëzohet nga “Rocky”, detyron lojtarët të ngjitin shkallët e “Bernabeut”

Q.Autor

PROTAGONISTËT/ Modric, Kjaer dhe Pandev. 3 kapitenët veteranë që spikatën në grupe

Delo.autor

E ARDHMJA E ICARDIT NË UDHËKRYQ/ Interi piketon dy gjigantët e sulmit për…

Delo.autor

Leave a Comment