International

Argjentina luan kundër Spanjës dhe Italisë në fazën përgatitore për Botëror

Argjentina do të luajë kundër Spanjës dhe Italisë në muajin mars, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës, e cila do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.

Federata e Futbollit e Argjentinës ka njoftuar se ekipi i saj kombëtar do të luajë kundër italianëve më 23 mars në Bazel të Zvicrës, e pastaj kundër Spanjës katër ditë më pas në Madrid, transmeton Express.

Argjentina e siguroi kualifikimin në Kupën e Botës në ndeshjen e fundit kundër Ekuadorit.

Ndërkohë, Italia nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të parë pas 50 viteve. Në anën tjetër Spanja është në mesin e favoritëve.

Argjentina është në Grupin D bashkë me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë.

Related posts

(VIDEO) Publikohen momentet kur Cristiano Ronaldo filmote veten, pas dëmtimit të rëndë

Q.Autor

Arabia Saudite rrezikon përjashtimin nga Botërori, ja çfarë thotë FIFA

Q.Autor

Nuk është De Biasi, Australia zgjedh trajnerin dhe lë thatë Italinë

Q.Autor

Leave a Comment