International

Samir Nasri mbetet pa klub, West Ham përpiqet ta transferojë

Për shumë kohë Samir Nasri ishte një nga mesfushorët më të mirë në Ligën Premier.

Ai është paraqitur me sukses te dy gjigantët anglez, fillimisht te Arsenali dhe më pas te Manchester City.

Megjithatë, në vitet e fundit ai humbi shkëlqimin, përfundoi duke luajtur për Sevilën në sezonin e kaluar dhe më pas u shit te Antalyaspor për 3.5 milionë euro.

Por, gjërat nuk kanë shkuar mirë, ku me klubin renditen në vendin e 16 të ligës elitare turke.

Nasri është liruar tashmë nga klubi turk, të cilën gjë e ka konfirmuar Cumhur Arici.

“Është marrë një vendim për ndarjen e rrugëve me Nasrin. Menaxheri i tij do të vijë në lidhje me paratë që i detyrohemi “, tha Arici

Tani pa një klub, Tutto Mercato po raporton se West Ham po shqyrton mundësinë e transferimit të Nasrit.

David Moyes sigurisht ka përmirësuar gjërat që kur e ka marrë drejtimin e klubit nga Slaven Bilic.

Megjithatë gjërat janë aq keq kur bëhet fjalë për rënien nga liga elitare angleze sa që do të duhet deri në ndeshjen e fundit të kampionatit të luftojnë për mbijetesë.

Related posts

Messi apo Cristiano, cili është i preferuari i Peles?

Q.Autor

‘Rusi 2018’/ FIFA e kërcënon Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës

Q.Autor

10 sportistët më të mëdhenj në histori, Messi lë pas legjendën braziliane (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment