Shqipëri

Armand Duka kujton kualifikimin e Shqipërisë në Evropian: Mos harroni, e arriti FSHF-ja dhe unë

Presidenti aktual i FSHF ka folur për “Panorama Sport”. Duka nuk harron të kujtojë teknikun De Biazi dhe ngjarjet e post-ndeshjes me Serbinë

“Kam dëgjuar teori që Federatën e mbajtën vetëm këmbët e futbollistëve dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të thënë”, nis Duka.

“Ishte kjo Federatë që zgjodhi një trajner me mentalitet fituesi për të drejtuar Kombëtaren dhe po kjo Federatë i dha besimin dhe mbështetjen duke i zgjatur kontratën De Biazit, sepse ishim të bindur në punën e tij. Ishte FSHF-ja që krijoi kushtet e duhura për të punuar De Biazi dhe çunat e Kombëtares.

Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, po ua them hapur, në qoftë se Federata jonë nuk do kishte arritur këtë nivel imazhi, pjekurie, profesionalizmi lobimesh ndërkombëtare, por edhe personale gjatë këtyre viteve, mos ju duket çudi që edhe vendimi i arbitrazhit në rastin e ndeshjes me Serbinë të ishte ndryshe”.

“Me këtë nuk dua të them se Shqipëria nuk e kishte të drejtën e Zotit me vete, por në organizmat botërorë të futbollit, ashtu si edhe në botën e politikës, vendet e vogla e kanë pësuar shumë herë nga padrejtësi dhe arroganca. Kjo ishte arritje e Federatës, por edhe e imja personale”, përfundon presidenti i FSHF.

Related posts

NUK DI TË NDALET SULMUESI SHQIPTAR/ Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me Chelesan-U21

Delo.autor

PËRBALLJA ME SKOCINË/ Mavraj flet si lider, Panuçi: Nesër duhet të shënojmë patjetër

Isa.Autor

SPIKAT DUELI MES TOMORRIT DHE BYLISIT/ Kategoria e Parë luan javën e 8-të, ja takimet e sotme

Isa.Autor

Leave a Comment