Futboll I pakategorizuar Shqipëri Sport

SPECIALE/ “Skënderbeu pa shpatë”, Partizani i “armatosur” deri në dhëmbë për titullin

Sezoni i ri në Kampionatin Shqiptar po rezulton sa spektakolar aq edhe emocionues. Si rrallë herë vitet e fundit në kry të klasifikimit nuk është Skënderbeu por Partizani. Në këtë vit jubilar për futbollin tonë pasi luhet edicioni i 80-të përtej parashikimeve të “nxitura” më së shumti nga merkatoja e ekipve respektive, ajo që bie në sy është paraqitje solide e Partizanit.

Të kuqtë të cilët drejtohen nga trajneri Skëndër Gega kanë arritur të thyejnë kundërshtarët direkt duke pësuar vëtëm një gol në 8 javë kampionat. Edhe pse të vakët në sulm cilësia në mesfushë dhe pragmatizmi në aksionet sulmuese e bëjnë Partizanin një ekip të fikshëm. Skënderbeu nga ana e tij u “tkurr” ndjeshëm nga dënimi i UEFA-s që më pas do të pasonte me largimin e 7 titullarëve. E megjithatë korcarët vijojnë të jenë kompetitiv duke qenë sërish një ekip për t’mos u nënvleruar nga kundërshtarët.

Por pse Partizani është më i sigurt drejt titull kampion krahasuar me Skënderbeun?

Së pari grinta tek kryeqytetasit është e madhe, shtuar këtu edhe pritjen prej 26 vitesh e bën edhe më të fortë arsyejen për të marr nga vetja maksimumin drejt objektivit titull. Në krahun tjetër përputhja e trajnerit Orgest Shehi të futbollistëve me eksperincë me ato që në dukje mbeten talente kërkon kohë për vazhdimsin dhe përqendrim.

Një faktor tjetër që anaon nga Partizani është edhe të mos qënit në trysni. Kjo pasi duke mos u nisur favorit nuk gjendesh në presion, pamarsisht se fanella është e rëndë ku peshojnë shumë 15 titujt kampion.

Në fund duke u nisur edhe nga një thënie e italianëve që ndeshjet i fiton sulmi, kampionatin mbrojtja, Partizani duhet të gëzoj për këtë fakt. Prapavija me Trashin, Belicen, Atandën dhe Ibrahimin ka qetësi dhe siguri. Ndryshe nga mbrojtja e Skënderbeut e cila edhe pse ka emra fut gjithmonë “ujë” duke pësuar shpesh herë gola.

Jemi ende herët për të folur për titullin kampion, por precedentët na tregojnë se Skënderbeu shikohet pa “shapatë” ndërsa Partizani me “mburojë” sa i takon titullin kampion.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

AUSTRI-SHQIPËRI/ “Zgjohen” austriakët U-21, shënojnë me 11-metërsh (VIDEO)

Delo.autor

E thotë një brazilian, te Barcelona: Leo Messi nuk është nga kjo botë

Isa.Autor

GODITI SHISHEN DHE LËSHOI TË SHARA/ Zbulohet shkaku i acarimit të Ibrahimoviçit në sfidën me Napolin

Delo.autor

Leave a Comment