Futboll Premier League

Arrihet marrëveshja, City 65 milion euro për një mbrojtës

Aymeric Laporte mund të quhet lojtari më i ri i Manchester Cityt.

Mbrojtësi spanjoll ka arritur marrëveshje personale me gjigantin anglez dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Pas disa takimeve drejtuesit e Athletic Bilbaos dhe ata të Manchester Cityt kanë arritur edhe marrëveshje për shumën e kalimit të Laportes në Angli.

City është pajtuar të paguajë 65 milionë euro për transferimin e Laportes në ‘Etihad Stadium’.

Laporte fillimisht ka bërë disa analiza të gjakut në një klinikë në Bilbao dhe gjithçka ishte në rregull.

Të hënën lojtari pritet të mbërrijë në Angli për t’i kryer testet përfundimtare mjekësore.

Kësisoj Laporte bëhet mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit pas holandezit Virgil Van Dijk.

Laporte këtë edicion ka luajtur në 30 ndeshje në të gjitha garat për Bilbaon, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime.

Reprezentuesi francez pritet ta formojë një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes së Cityt me John Stones.

Related posts

VAZHDON “EMIGRIMI” I HUAZIMEVE/ Dikur talent i madh kroat, sot Juventus e dërgon te ekipi i 5-të në karrierë

Delo.autor

LIVE/ Kosovë-Azerbajxhan: “Dardanët” hipotekojnë fitoren historike, tripletë e Zenelit (VIDEO)

Isa.Autor

LAZIO FITOI SUPERKUPËN E ITALISË/ Tifozja “tërbohet” me pozën e postuar në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment