Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ E pranon vetë lojtari belg: Janë 12 skuadra që më kërkojnë

Duket se rrugët mes mbrojtësit belg Thomas Meunier dhe skuadrës së PSG-së po shkojnë drejt ndarjes.

Belgu, i cili te skuadra parisiene është transferuar në vitin 2016 nga Club Brugge, nuk duket i kënaqur me aktivizimin dhe rolin që ka te PSG-ja.

Zërat për një largim të mundshëm janë përforcuar edhe më shumë kur Meunier ka deklaruar për “La Parisien” se: “I kam thënë drejtuesve të PSG-së se më pëlqen të qëndroj këtu edhe vitin tjetër. Gjithsesi, ata nuk më janë përgjigjur përfundimisht. Pra, gjithçka është e hapur”.

Më tej mbrojtësi shprehet: “Nëse do të më thonë se kanë nevojë për paratë e ardhura nga shitja ime, për shkak të “fair play financiar” dhe nëse më konfirmojnë se vitin tjetër nuk do të luaj, atëherë do të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Ndaj, rinovimi është në mëdyshje.

Ka patur shumë telefonata e kërkesa te PSG-ja në adresën time. Mund të them se janë 12 skuadra që janë interesuar për mua. Dhe bëhet fjalë për skuadra nga 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë”, u shpreh në fund Meunier.

Related posts

U ELIMINIMUA NGA CHAMPIONS/ Feronikeli mëson kundërshtarin e turit të dytë të Europa League

Delo.autor

Pogba, Pirlo dhe Buffon kryesojnë top-formacionin e Juventusit 7 herë kampion

Sadik.Autor

LIVERPOOL-MILAN/ Dueli nostalgjik, “të kuqtë” kapen pas gardës së vjetër

Delo.autor

Leave a Comment