Futboll Seria A

Arrihet marrëveshja, mbrojtësi i Milanit pranë transferimit tek Bologna

Gabriel Paletta ka arritur marrëveshjen me Bologna dhe do të transferohet në skuadrën kuqeblu me parametër zero. Mbrojtësi i Milan, që përfundon kontratën me kuqezinjtë në qershorin e ardhshëm, ka udhëtuar për në qytetin në qendër të Italisë dhe do të prezantohet në momentin që do të largohen dy futbollistë nga skuadra e Donadoni, Mimmo Maietta dhe Sebastian De Maio.

Për të marrë Paletta, Bologna mposhti konkurrencën e Sassuolo, që gjithashtu kërkonte një qendërmbrojtës, pas lamtumirës së Paolo Cannavaro.

Image result for Gabriel Paletta

Paletta, mbrojtësi i lindur në Argjentinë, ka pasaportë italiane dhe ka luajtur 3 ndeshje për përfaqësuesen e “kaltër”. Ai e nisi karrierën te Banfield, ndërsa klubi i parë europian ishte Liverpool, ku luajti vetëm tre ndeshje në sezonin 2006-07.

Pas një përvoje tre-vjeçare te Boca Juniors, ai zbarkoi në Serie A, te Parma, ku në 131 ndeshje shënoi 6 gola dhe ra në sytë e drejtuesve të Milan, që e morën në vitin 2015. Pas 44 ndeshjeve me kuqezinjtë, Paleta u huazua te Atalanta, ku ishte titullar në sezonin e kaluar. Sivjet nuk është përdoruar nga dy trajnerët e Milan, Montella dhe Gattuso.

Related posts

BASTET/ Shqipëri-Armeni, kuqezinjtë dukshëm favoritë. Sa kuotohet fitorja sot e Kombëtares në “Air Albania”

F.autor

ZYRTARE/ Talenti Kosovar nënshkruan me Milanin!

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Rooney dhe Ronaldo, bashkohet “dyshja” e sulmit tek Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment