Futboll Sport

“TRIUMFI ËSHTË THELBI IM”/ Mourinho i qartë: Tani jam më i uritur, kam pesë muaj pa…

José Mourinho nuk trajnon ekip prej disa muajsh, por thotë se është ende i uritur për futbollin. 

Tani jam më i uritur, kam pesë muaj pa “ngrënë futboll”…, – tha ai në një intervistë me “Eleven Sports”. – Shfrytëzova mundësinë për të projektuar të ardhmen time, për t’u përmirësuar në një nivel teknik, për t’i dhënë një dimension të ri punës sime, pa humbur atë që jam. Kam ardhur aty ku kam ardhur, duke qenë vetvetja, por dua të jem më i mirë, dua t’i rregulloj disa gjëra”.

Mourinho është i qartë se dëshiron të kthehet në drejtimin e një ekipi, por nuk nxiton:

“Fitimi i titullit në një tjetër ligë kryesore në Europë (top 5), apo i Ligës së Kampionëve me një klub tjetër të tretë, janë gjëra që dua t’i bëj, por nuk janë obsesion. Unë tani po shikoj më shumë projektet e klubeve, dua të jem i lumtur në atë që bëj, jo domosdoshmërisht të fitoj.

Dihet, triumfi është thelbi im, por nëse më thonë se aktualisht nuk ke kushte për të fituar, por ne duam t’jua krijojmë ato për të fituar, kjo gjë më mjafton. Ajo që më bën të lumtur nuk më mjafton, unë e kam fituar të drejtën për të menduar kështu, për të vendosur se ku duhet të shkoj e të trajnoj. Kështu, jam absolutisht i qetë. Nëse nuk ndodh tani, do të ndodhë më vonë”.

Related posts

Atletico paralajmëron: Simeone është “i paprekshëm”!

Q.Autor

Skënderbeu pa pesë lojtarë, Vila pika referuese në sulm

Sadik.Autor

Njihuni me disfatat më të thella të Milan…

Sadik.Autor

Leave a Comment