Futboll Premier League

Arsenal-Ozil në rrugën e duhur, turku mendon rinovimin me ‘Topçinjtë’

Për një Alexis Sanchez që largohet, është një Mesut Ozil që mund të qëndrojë te Arsenali.

Sipas London Evening Standard, lojtarit i skadon kontrata gjatë verës, por tashmë ekziston besim se gjermani mund të rinovojë.

Ish-ylli i Real Madridit është i lumtur në Emirates dhe me ardhjen e Henrikh Mkhitaryan dhe atë të mundshme te Pierre-Emerick Aubameyang, ai beson te projekti i Topçinjve.

Për Ozilin janë të interesuara vazhdimisht edhe Juventusi e Manchester Unitedi.

Në 17 ndeshje si titullar dhe dy si zëvendësues, 29-vjeçari këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asistime në Ligën Premier.

Vetëm Aaron Ramsey ka numër të njëjtë të asistimeve me Ozil, pastaj vijnë Granit Xhaka me katër dhe Sead Kolasinac.

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Bayern Munich trullos Leverkusen me 2 gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA MILAN/ Mesfushori Isco drejt transferimit në Premier League tek klubi…

Delo.autor

SHIFËR MARRAMENDËSE/ Mançester City gjen akordin për të blerë trajnerin që do të zëvendësojë Pep Guardiolën

F.autor

Leave a Comment