Futboll Premier League

Besiktas bën ofertë për Welbeck, Arsenali jep përgjigjen zyrtare

Pas largimit të Cenk Tosun drejt Evertonit, Besiktasi është në kërkim të një sulmuesi.

Klubi turk tash e disa kohë sytë i kishte të kthyer nga Liga Premier, më saktë në Danny Welbeckun e Arsenalit.

Por, në fund ata morën përgjigjeje negative pasi trajneri Arsene Wenger nuk dëshiron që të largohet ish-sulmuesi i Manchester Unitedit.

“Dua që Welbeck të qëndrojë këtu”, ka thënë Wenger shkurt në konferencën për media i pyetur për të ardhmen e anglezit.

27-vjeçari ka shënuar këtë sezon tri gola dhe ka dhuruar një asistim në Ligën Premier. Ai është paraqitur në shtatë ndeshje si titullar dhe në nëntë si rezervist, duke luajtur kështu 704 minuta.

Për atë interesim ka shfaqur edhe Crystal Palace.

Related posts

DEBUTIM ME HUMBJE PËR MORATAN/ Paraqitje zhgënjyese e të besuarve të Diego Simeones

Delo.autor

Lajm i keq për Hysajn, Napoli sfidon Barçën për mbrojtësin spanjoll

Sadik.Autor

JO VETËM MARTIAL DHE HERRERA/ Njihuni me SUPER BLERJEN tjetër me parametër zero për Interin

Isa.Autor

Leave a Comment