Futboll Premier League

Arsenal shpërdoron fitoren në fund, mbetet jashtë zonës Champions

Arsenal ka shpërdoruar fitoren në fund të takimit dhe ka dale vetëm me një pike nga takimi I fundit i Vitit të Ri ndaj West Bromwich Albion. Ishte një ndeshje që duhet të ishte fituar nga vendasit në Emirates, por West Brom arriti të barazonte 1-1 në fund të takimit. Pas një pjese të parë të vakët, pas pushimit ndodhi gjithçka.

Vetëm mundësia e Iwobi ia vlen të përmendet në 45 minutat e para teksa lojtarëve u duhen më shumë se zakonisht për t’u nxehur.

Por pas pushimit filloi beteja. Pas një ore lojë Lacazetter humbet një mundësi të mire për të kaluar në avantazh ekipin e tij. Pak sekonda më pas ishte Sanchez që bëri të njëjtën gjë. Por kiliani rregulloi gabimin në minuën e 82’ kur zhbllokon rezultatin me një goditje dënimi fantastike.

Por një minuta përpara kohës së rregullt West Brom fiton një penallti që shndërrohet në gol nga Jay Rodriguez, një nga lojtarët më të mire në fushë për ekipin e tij. Lojtarët e Arsenal nuk ishin të kënaqur me vendimin e arbitrit por duhet të jenë realistë, barazimi është rezultati më i drejtë. Me këtë barazim Arsenal nuk arrin të përfitojë nga hapat fals të dy kryesuesve United dhe City. Topçinjtë mbeten në vend të pestë, disi të shkëputur nga katër skuadrat kryesore.

Related posts

PO SHKËLQEN NË BRAZIL/ Refuzon transferimin në Kinë sulmuesi i Inter…

Delo.autor

MILANI NË KËRKIM TË STOLIT/ Roberto Donadoni i shkel syrin: Kam dëshirë të trajnojë, por mbetet…

Delo.autor

“PËRBALLJA” MES DY SHQIPTARËVE NË SKOCI/Grezda shihet si “çelës suksesi” për Rangers në prag të sfidës me Livingston

Isa.Autor

Leave a Comment