Futboll Premier League

Arsenal/ Zyrtare: Wenger dënohet me tri ndeshje

Wenger është dënuar me tre ndeshje dhe është gjobitur me 40 mijë funte pas sjelljeve aspak të hijshme ndaj gjyqtarit, Mike Dean.

Për shkak të sjelljes ndaj gjyqtarit Mike Dean në ndeshjen me West Brom të dielën, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është dënuar me tri ndeshje dhe është gjobitur me 40 mijë funte, raporton BBC.

Në njoftimin e Komisionit Disiplinor të Federatës Angleze thuhet se trajneri francez përdori gjuhë fyese dhe të palejuar ndaj gjyqtarit.

“Arsene Wenger i është ndaluar të drejtoj skuadrën e Arsenalit gjatë tri ndeshjeve të ardhshme pasi u akuzua për sjellje të keqe”, thuhet në njoftimin e FA-së.

Wenger do të mungojë në ndeshjet kundër Nottingham Forestit, takimin ndaj Chelseat dhe Bournemouthit.

Francezit i lejohet që të ankohet brenda 24 orëve në këtë vendim, të cilën pritet të mos e bëjë pasi kishte kërkuar falje ditë më parë për gjuhën e përdorur ndaj Deanit.

Related posts

Habisin fqinjët, titullin në Shqipëri e fiton SKËNDERBEU, meritat i kanë italianët

Sadik.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Tirana djeg shansin për të tentuar mrekullinë dhe ndan pikët me Bylis-in në “Adush Muça”

Delo.autor

Viti nis me teste të vështira për Marseille e Monaco

Q.Autor

Leave a Comment