Futboll Premier League

Arsene Wenger: Nuk e di se sa do të mungojë Jack Wilshere

Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup.

Pos një barazimi të marrë, Arsene Wengerit i shtohet edhe një lojtar i lënduar pas një numri të madh që janë të dëmtuar gjatë këtij sezoni te Gunners.

Trajneri francez ka folur pas takimit duke thënë se nuk e di sa do të mungojë Jack Wilshere, i cili është rikthyer pas një kohe të gjatë mungese në fushat e blerta.

“Ka një lëndim në kyçin e këmbës. A do të jetë në dispozicion për të dielën dhe për sa kohë do të jetë jashtë, nuk e di”, ka thënë francezi.

Kujtojmë se reprezentuesi anglez ka luajtur 19 ndeshje që nga shtatori kur u kthye pas pesë muajve mungese shkaku i lëndimit të kyçit të këmbës.

Një problem i ngjashëm i kushtoj Wilsheret me 47 ndeshje gjatë sezonit 2015/16 dhe se kjo mund ta dëmtoj shkuarjen në kampionatin botëror në Rusi.

Mesfushori 26 vjeçar luajti gjashtë ndeshje në 21 ditët e fundit dhe shënoi golin e parë që nga viti 2015 në barazimin 2-2 me The Blues.

Related posts

Icardi tek Real Madridi, por vetëm nëse Interi dështon të kualifikohet në Champions League

Q.Autor

E NDALUAR TË PËSHTYSH E AS PËRQAFIME/ Ja disa nga rregullat e reja me rikthimin e Bundesligës

Delo.autor

ZYRTARE/ Juventusit i rikthehet një njohje e vjetër, Pirlos i shtohet një tjetër anëtar në staf

Delo.autor

Leave a Comment