Futboll Premier League

Arsene Wenger “shfryhet” tek arbitri: “Nuk është hera e parë, ke për detyrë të jesh profesionist, por je një turp”

Trajneri i Arsenal Arsene Wenger ka sulmuar në mënyrë agresive arbitrin Mike Dean në dhomat e zhveshjes duke e akuzuar për pandershmëri pas barazimit polemik me West Bromwich.

Kjo është arsyeja pse Wenger është dënuar me tre ndeshje nga FA.

Arsenal-it i është mohuar fitorja kur Dean i dha West Brom një penallti në minutën e 89-të, e cila u shndërrua në gol dhe rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Wenger was furious when Arsenal were denied a win at West Brom by a last minute penalty 

Raporti i arbitrit i kishte të gjitha fjalët që përdori Wenger ndaj tij dhe arbitrit të katërt, që ishin shumë të ngjashëm.

“Teksa iu afruam dhomës së zhveshjes pas ndeshjes Z. Wenger ishte pas nesh dhe i tha rojës ta linte të futej në dhomë. Ai ishte shumë agresiv teksa mu afrua dhe më tha që nuk jam i ndershëm disa herë,” shkruhet në raportin e Dean.

“Na e ke bërë shumë herë këtë gjë, je një turp,” ishin fjalët e Wenger. Më pas u largua nga dhoma me ndihmën e rojës.

The FA report was damning of Wenger: 'There is simply no justification for this behaviour' 

I njëjti raport është shkruar edhe nga asistentët Simon Long dhe Ian Hussin, si dhe nga arbitri i katërt Christopher Kavanagh.

FA është shprehur se Wenger i pranoi akuzat. Ai u dënua me një gjobë 50,000 euro dhe pezullim treditor.

Related posts

GOLI I VITIT/ Nga Turqia vjen diçka e jashtëzakonshme, shikoni “MAGJINË” e realizuar nga Diabate… (VIDEO)

Delo.autor

UANDA NARA NUK NJEH LIMITE/ Bashkëshortja seksi e Ikardit shfaqet duke prekur… të pasmet (VIDEO)

F.autor

FANTASTIK REGI LUSHKJA/ Mesfushori shkëlqen me dopietë të Sherif Tiraspoli

Delo.autor

Leave a Comment